Botë
Ishulli Russky, Kim Jong dhe Vlladimir Putin shtrëngojnë duart
25.04.2019 13:16
Presidenti i Kores së Veriut, Kim Jong-un, dhe ai rus, Vlladimir Putin, shtrënguan duart në Ishullin Russky pranë qytetit Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë.....

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin kanë premtuar të përmirësojnë marrëdhëniet në samitin e tyre të parë. Kremlini tha se udhëheqësit do të diskutojnë për çarmatim nuklear por Kim gjithashtu pritet të kërkojë mbështetje pas bisedimeve me SHBA. Bisedimet në Hanoi me Presidentin e SHBA Donald Trump nuk arritën një marrëveshje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Në fjalën e tyre të hapjes, udhëheqësit rusë dhe koreano-verior iu referuan historisë së gjatë të lidhjeve të dy vendeve të tyre dhe Putin tha se donte të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve koreane.
“Unë jam i bindur që vizita juaj sot në Rusi do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si mund ta zgjidhim situatën në gadishullin Korean dhe çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset pozitive që po ndodhin aktualisht”, tha Putin.
Kim tha se shpresonte “një takim shumë të dobishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilët kanë një histori dhe miqësi të kamotshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe të shëndoshë.
