Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Prilep

25.04.2019 15:21

Vetëm koncepti për president që promovohet nga LSDM dhe partitë e koalicionit qeverisës...

Vetëm koncepti për president që promovohet nga LSDM dhe partitë e koalicionit qeverisës, vetëm vota masive për këtë koncept, do ta bëjë  Maqedoninë e Veriut pjesë të familjes së shteteve më të zhvilluara në botë, tha kandidati për president, Stevo Pendarovski, në tubim me qytetarët e Prilepit.
 
“Me rëndësi është se vetëm këtë koncept që e përkrah unë, kryeministri dhe të gjithë ne që jemi në strukturën qeveritare, vetëm ky koncert e dërgon shtetin në NATO dhe BE. Këtë shtet, për 30 vite  të gjithë gjeneratat  e politikanëve kanë dashur ta shohin në atë shoqëri. Të gjithë pa asnjë përjashtim. Edhe parti e madhe edhe e vogël, edhe në pushtet edhe në opozitë, edhe partitë e shqiptarëve, partitë e vllehëve, boshnjakëve, romëve, serbëve edhe e maqedonasve, të gjithë pa përjashtim, me konsensus të plotë, duan të jenë në BE dhe NATO. Tash kjo gjeneratë e politikanëve të Maqedonisë përfundimisht atë ëndërr filluan ta realizojnë. Ftesë për NATO kemi, për më pak se dy muaj nga sot, datë për fillimin e bisedimeve”,- tha kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
 
Stevo Pendarovski është i krijuar për të qenë kryetar i shtetit, sepse tek ai përfshihen të gjitha vlerat që i duhen një shoqërie të përbashkët, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
“Populli  ynë duhet të ketë të qartë, sepse këtu i kemi të gjitha. Këtu me Stevon e kemi të ardhmen. Këtu e kemi perspektivën, përparimin, qetësinë në shtëpi, sigurinë, bashkësinë... 5 maji është dita e pestë e muajit të pestë të vitit kur zgjedhim kryetarin e pestë të shtetin. Pesë vite më vonë do të kemi kryetar me të gjitha notat pesëshe, me të cilin të gjithë do të mburremi”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Vendi po shkon në rrugë të drejtë dhe në këtë rrugë të drejtë s’ka kthim prapa, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.  
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU