Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska Davkova në takime me studentët

25.04.2019 16:47

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti një takim me studentët....

Ajo u drejtua me kritika të ashpra për fushatën aktuale, duke theksuar se i inkurajon studentët në një farë mënyre që të “rebelohen” dhe të jenë më kritikë. Siljanovska theksoi se në pjesën e dytë të fushatës dëshiron t’i dëgjojë mendimin e atyre që planifikojnë t’i bojkotojnë zgjedhjet. Potencoi se nuk është mbretëreshë, as magjistare që ta përmbysë marrëveshjen e Prespës.
 
“Do të përpiqem në pjesën e dytë të fushatës, përmes takimeve të tilla, nëse do të jetë këtu ose në dhomën publike ose në shkolla, me ata që duan të bojkotojnë dhe me ata që kanë argumente kundër asaj dhe atyre që mendojnë se a ia vlen t’i fitosh këto zgjedhje, por të gjithë ne që e respektojmë tjetrin për të inkurajuar dikë, për të zgjuar pak energji në Maqedoni. Dhe unë nuk jam mbretëreshë për të anuluar një marrëveshje. Unë thjesht do të thërras për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Marrëveshja është një realitet dhe unë do ta respektoj atë. Bashkimi Evropian dhe NATO  janë të rëndësishëm, por presidenti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe të tregojë se si do t'i përdorë funksionet dhe kompetencat për të bërë një vend me të cilin do të jetë krenar dhe në të cilin të gjithë do të jetojnë në mënyrë të denjë”,- tha kandidatja për kryetare e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Sipas Siljanovskës, kryetari i shtetit duhet të jetë një person i qetë, që ka njohuri dhe argumente. Ajo vlerëson se është njeri që i ka këto cilësi dhe pret mbështetje për t’u bërë presidente. 
 
SEDAT SELIMI