Maqedoni
Përleshje me armë, vritet një person në fshatin Rashçe
25.04.2019 17:59
Në hyrje të fshatit Rashçe është vrare personi me iniciale Sh. Xh. 65 vjeç. Motivet nuk dihen.....

Personi me iniciale Sh.Xh, i moshës 65 vjeçe është vrarë nga një makinë në lëvizje në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit. Arsyet e incidentit ende nuk dihen por banorët e kësaj zone thonë se motivi i vrasjes mund të ketë qenë qërim hesapesh. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policise si edhe prokurori publik.
I ndjeri ka qenë duke drejtuar me vetur të tipit golf 3 ngjyre të bardhë dhe në veturën e tij nuk ka persona të tjerë. Ekzekutuesit spekulohet të kenë qenë me një veture me targa bullgare. Por kjo ende mbetet të komfirmohet nga policia.
