Tenis
US Open: Eliminohen Ferrer, Sharapova dhe Jankoviç
01.09.2014 14:33
Janë mësuar të gjithë tenistët që do të luajnë në raundin e katërt të gren slemit të fundit për sivjet, US Opën...
Nga tenistët më mirë të ranguar, jashta garave kanë mbetur emrat si David Ferrer dhe Richard Gasquet, ndërsa me nga një set të humbur, më tutje kanë vazhduar Federer dhe Dimitrov.
Bartësi I katërt I US Openit, David Ferrer, mbeti pa plasman në mesin e 16 tenistëve më të mirë, pasi në raundin e tretë u surprizua, duke humbur nga francezi Gilles Simon.
Simon, triumfin e madh e korri pas katër seteve, duke fituar me 3-1 në sete, 6:3, 3:6, 6:1 dhe 6:3. Një francez tjetër, Richard Gasque, ka mbetur jashtë garave, pasi është mundur nga bashkëatdhetari I tij, Gael Monfils, me 3-0 në sete.
Paraqitje të shkëlqyeshme kishte bartësi I dytë Roxher Federer, edhe përkundër faktit që e humbi setin e dytë.
Zvicërani, më pas ndezi motorin dhe në tre setet e ardhshme, kundërshtarit të tij Granollers, I mundësoi të fitoj vetëm tre gejme. Në raundin e katërt të US Openit, janë plasuar edhe Berdych, Thiem I cili surprizoi Feliciano Lopezin, më pas Dimitrov dhe Bautista Agut.
Te femrat, veq më janë mësuar katër çerekfinalistet e para, me ç`rast surpriza e madhe ka ndodhur me eliminimin e ruses Marija Sharapova. Bartësja e pestë, është ndalur në raundin e katërt, duke u mundur me 2-1 në sete, 6:4, 2:6 dhe 6:2, nga danezja Caroline Wozniacki.
Befasia tjetër është edhe eliminimi i Jelena Jankoviçit, favorite e nëntë, e cila u mund nga zvicëranja e panjohur Belinda Bençiç. Në mesin e tetë tenisteve më të mira, janë plasuar edhe italianja Sara Errani dhe çekja Lucie Safarova.
MUSTAFA ADEMI