Botë
Shqipëri, opozita në protestë, bllokohen 5 akse kombëtare
25.04.2019 18:33
Opozita në Shqipëri ka përshkallëzuar protestën për zgjedhjet lokale, duke bllokuar 5 akse kombëtare....

Protesta filloi njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës, Milot dhe Fier. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile, të përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet, nëse nuk plotësohet kushti për qeveri transitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër.
Bllokimit të rrugëve i parapriu protesta simbolike e të rinjve demokratë para Parlamentit në të njëjtën orë me seancën plenare.
