Maqedoni
Vrasja në Rashçe, Prokuroria inspekton vendin e ngjarjes
26.04.2019 12:13
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se është realizuar inspektim në fshatin Rashçe në Saraj....

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se është realizuar inspektim në fshatin Rashçe në Saraj, ku dje një person u vra me armë zjarri.
“Prokurori publik kujdestar, ka bërë inspektimin në fshatin Rashçe. Sipas informacioneve të para, personi i privuar nga jeta është gjuajtur me armë zjarri. Me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit të të ndjerit do të realizohet obduksion. Është dhënë urdhër për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura në vendin e ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e PTHP-së Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, ende nuk ka informata zyrtare për këtë rast. Jozyrtarisht thuhet se të ndjerit Sh.Xh. (65 vjeç), është shtënë nga një makinë në lëvizje e tipit Xhip, marka e të cilit ende nuk është bërë e ditur.
