Maqedoni

Inkuadrimi i RMV-së në NATO, Parlamenti belg miratoi protokollin inkuadrues

26.04.2019 12:21

Parlamenti federal belg, mbrëmë miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO....

Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Twiter.
 
“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”,- shkroi Rejnders.
 
Propozim-ligji për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para më pak se dy javësh. Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbër nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues, është shumë i rëndësishëm, pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën.