Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska - Davkova takoi qytetarët e Shkupit
26.04.2019 16:19
Njerëzit janë të dëshpëruar nga bartësit e pushtetit, sepse ata nuk merren me interesat e qytetarëve por me të tyre....

Njerëzit janë të dëshpëruar nga bartësit e pushtetit, sepse ata nuk merren me interesat e qytetarëve por me të tyre, ka thënë kandidatja për presidente nga VMRO, Gordana Siljanovska Davkova, në takimin e radhës me qytetarët në Shkup. Sipas saj, fakti u vërejt edhe me daljen e ulët të qytetarëve në votim në rrethin e parë.
Përqindjen e madhe të mosdaljes në votime madje e quajti sëmundje dhe krizë të demokracisë. Por, megjithatë edhe mosdalja në votime, sipas Davkovës, është shprehje e qëndrimit. Shpreson se me argumentet e saj si kandidate për presidente do të ndikojë në mendimin e qytetarëve për të dalë në votim në rreth të dytë dhe me këtë të arrihet censusi prej 40%.
“Shpresojmë se do ta mbërrijmë censusin prej 40%. Në këtë funksion, me tërë respektin për arsyet dhe dilemat që kanë qytetarët në Maqedoni kur nuk votojnë, ja thirrje të hapur ju bëra të gjithëve që kanë dilema që së bashku t’i zgjidhim problemet. Kuptohet, mendoj se aq sa ka qytetarë që nuk dolën, aq ka edhe arsye, dhe mendoj se ata meritojnë përgjigje të dilemave. Shpresoj se argumentet e mia do të ndikojnë në mendimin e tyre, sepse mendoj se atë që e ofroj dhe e bëj është garanci se nuk do t’i harroj si qytetarë. Unë do të bëj gjithçka ndryshe ngaqë kanë bërë ata. Nëse ne seriozisht nuk kontribuojmë për Maqedoni të re demokratike, e cila nuk mund të qëndrojë nëse nuk ballafaqohet me kriminalitetin, korrupsionin, nepotizmin, nuk ka shans të ekzistojmë”,- deklaroi kadidatja për rpesidente nga VMRO dhe Koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova.
Qëndrimi i Siljanovskës është se në vendin tonë patjetër të sundojë ligji. Po ashtu premtoi se në Gjykatën Kushtetuese do të ulen juristë të dëshmuar, profesorë dhe gjykatës të nivelit të lartë, dhe jo si tani, siç i quan ajo, dëgjues të pushtetit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
