Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Stevo Pendarovski mbajti tubim në Veles

26.04.2019 16:30

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski.....

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski, ftoi banorët e Velesit të dalin dhe të përkrahin konceptin “Bashkë përpara”.
 
“Ky opsion posedon shumicën dominante në shtet, por shumica nga ne mendonin se dikush tjetër duhet t’i përfundojë punët dhe ndoshta nuk duhet të mobilizohemi qysh në rrethin e parë. E kanë lënë votën e tyre ta japin për këtë politikë që udhëhiqet në rrethin e dytë. Tani është mundësia e fundit që më 5 maj të votojnë, sepse nëse nuk votojnë, shumicën do ta fitojë opsioni tjetër. As që dua ta paramendoj se çka do të ndodh me ne, me të ardhmen e vendit tonë nëse këta njerëz sërish kthehen në pushtet. Ata kanë paralajmëruar revizion për të gjitha të arriturat e Qeverisë. Të arritura këto për të cilat morëm lëvdata nga e gjithë bota demokratike. E dini që vitin e kaluar në shtator sa shumë politikanë të huaj erdhën të urojnë vendin për zgjidhjen e kontestit, të cilin nuk kanë besuar se mund të zgjidhet. Për këtë arsye morëm ftesë për në NATO deri në fund të vitit si anëtare e plotfuqishme dhe do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në”,- deklaroi kandidati për president nga LSDM dhe Koalicioni, Stevo Pendarovski.
 
“Do t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri, do të realizojmë aq sa kemi mundësi edhe në rastet kur diçka nuk do të jetë e mundur, të kemi për obligim të sqarojmë se pse kjo punë nuk realizohet. Ky është obligimi ynë. Por, nëse fshesa kap këtë anë, do të fshijë edhe ata që bëjnë obstruksione në institucione ata të VMRO-DPMNE-së. Dëgjova që sërish kanë bërë lista në Veles si në kohën kur sundonte regjimi. Na falni, por fshesa do të aktivizohet edhe te pala tjetër”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Sipas LSDM-së, me votën për Pendarovskin, vendi do të ketë president që do ta udhëheqë vendin në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
 
FLUTURA LATIFI