Maqedoni

E Premtja e Madhe, z. z. Stefani mesazh për Festën e Pashkëve ortodokse

26.04.2019 16:44

Besimtarët ortodoksë sot festojnë të Premten e Madhe, apo siç njihet ndryshe e Premtja e Zezë....

Besimtarët ortodoksë sot festojnë të Premten e Madhe, apo siç njihet ndryshe e Premtja e Zezë, ditë më e vështirë në besim ortodoks, ditën kur Krishti u kryqëzua për të larë mëkatet e njerëzimit. Festa karakterizohet me agjërimin e besimtarëve dhe heshtjen e kambanave deri të dielën kur vjen lajmi për ringjalljen e Krishtit. Me rastin festës së Pashkëve, kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, zotëri zotri Stefani pa përcjellë mesazhe urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë. 
 
“Lumturia e Pashkëve duhet të na afrojë dhe bashkojë të gjithëve si fëmijë të kishës tonë për ne këtu në vendlindje dhe të gjithë ju që jetoni nëpër botë. Pa marrë parasysh ku jetojmë të jetojmë me bekimin e Zotit dhe të mirat e tij dhe në paqe me të gjithë njerëzit, duke i ruajtur vlerat kombëtare dhe shpirtërore si popull. Duke treguar kujdes të mjaftueshëm në raportet bashkëshortore dhe familje, kujdes ndaj më të moshuarve, të pamundurve dhe të varfrit, e në veçanti për të rinjtë dhe edukimin e tyre në shpirtin e fesë krishtere ortodokse si dhe traditat e stërgjyshërve tanë. Si popull të gjejmë mënyrë për gjuhë të përbashkët dhe të falim gjithçka me ringjalljen. Kjo për ne është detyrë e shenjtë për shkak se kush nuk e do vëllanë e tij si mund të dojë Zotin? Duke festuar ringjalljen e Krishtit me të gjithë të krishterët në botë, t’i gëzohemi dhe të jemi të lumtur për shkak të fitores së vdekjes, për shkak të ringjalljes gjithëpërfshirëse dhe shpresës në përjetësi në mbretërinë e amshuar, të gëzohemi për shkak të ringjalljes së Krishtit dhe ringjalljes tonë duke u përshëndetur me përshëndetjen: Krishti u ringjall!”,- deklaroi kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase, z. z. Stefani.
 
Zanafilla a krishterimit nis nga Pashkët, sepse në qendër të Pashkëve qëndron ringjallja e Jezu Krishtit. Prandaj mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në kishat e vendit mbahet mesha e ringjalljes së Krishtit. Pas liturgjisë së shenjtë që kulmon me fjalët: Krishti u ngjall, besimtarët marrin flakën e shenjtë nga kisha, e cila sipas besimit të krishterë ortodoks ofron mbarësi në familje. Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen, prandaj besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë Natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryejnë edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.
 
Vezët e kuqe janë emblema e pjellorisë dhe të ciklit të jetës. Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë Romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave. Krishterimi përvetësoi këtë zakon pagan, duke i dhënë atij një vlerë shpirtërore dhe duke identifikuar me bojën e kuqe gjakun e Krishtit.
 
LEUNORA KALIQI