Botë
Sergei Lavrov – nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë
01.09.2014 14:38
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë...

Sipas tij, në bisedimet e sotme në Minsk për krizën në Ukrainë, duhet të synohet një armëpushim i menjëhershëm.
Këto komente u bënë para mbledhjes së sotme të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, në Minsk të Bjellorusisë, në të cilën, sipas Agjencisë ruse, “ITAR-TASS”, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e së ashtuquajturës Republikë Popullore e Donjeckut.
Grupi i Kontaktit për Ukrainën përbëhet nga përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
