Maqedoni

Vendkalimi kufitar Bogorodicë, rreth 7000 qytetarë janë nisur drejt Greqisë

26.04.2019 17:52

Vendkalimi kufitar Bogorodicë gjatë 24 orëve të fundit është i mbingarkuar me qytetarë të vendit që dëshirojnë festat e Pashkëve...

Vendkalimi kufitar Bogorodicë gjatë 24 orëve të fundit është i mbingarkuar me qytetarë të vendit që dëshirojnë festat e Pashkëve t’i kalojnë në Greqinë fqinje. Rreth shtatë mijë qytetarë nga vendi janë nisur drejtë Greqisë për një fundjavë të zgjatur. Policia kufitare është vënë në gatishmëri të lartë, duke i lëshuar në funksion të gjitha linjat për kontroll të pasaportave. Për dalje nga vendi koha e pritjes është 15 deri në 25 minuta, thonë nga Policia Kufitare.
 
“Për momentin është një turmë e madhe e automjeteve dhe autobusëve, sidomos në daljen e vendit ku përqendrimi i trafikut është më i lartë dhe mbajtja e udhëtarëve për shkak kryerjes së procedurave të detyrueshme policore dhe doganore nuk është më shumë se 25 minuta”,- u tha nga Policia Kufitare.
 
Interesimi i madh i qytetarëve që janë nisur për të kaluar vikendin në Greqisë ka ardhur për shkak të festë së Pashkëve, madje disa prej tyre i kanë lidhur pushimet deri më një 1 maj.
 
SEDAT SELIMI