Maqedoni
Fruthi, gjatë festave nuk ka vaksinim
26.04.2019 17:14
Brenda 7 ditësh janë paraqitur 7 raste të reja nga fruthi në rajonin e Gostivarit, njoftuan në raportin e Institutit të Shëndetit Publik....

Numri I përgjithshëm i të prekurve në rajonin e Gostivarit ka arritur në 27 persona. Ndërsa në tërë vendin numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 1.175. Shumë prej tyre janë nga Shkupi e që nuk ishin të vaksinuar. Shumica e rasteve të fundit ishin të moshës mbi 20 vjeç. Sipas statusit të vaksinimit, 71.6% ishin të pavaksinuar. Në Klinikën infektive një vajzë 16-vjeçare është e prekur nga fruthi, ndërsa vuan edhe nga paraliza cerebrale, andaj e njëjta është në gjendje kritike.
Ndërkohë vaksinimi në teren do të pushojë gjatë ditëve të festave, kanë njoftuar nga Shtëpia e Shëndetit Publik. Përveç vikendit, vaksinimi nuk do të realizohet deri më një maj. Procesi në mënyrë të rregullt do të rikthehet të enjten më 2 maj në të gjitha institucionet shëndetësore. Sipas epidemiologëve, vazhdon akoma të ketë rrezik për përhapje të fruthit për shkak se 14 mijë fëmijë deri në moshën 5-vjeçare akoma nuk kanë pranuar vaksinën.
REJHANE BUSHI METAJ
