Kosovë
Kosovën e njohin vetëm katër shtete brenda vitit
01.09.2014 14:39
Në tetë muajt që kanë kaluar këtë vit, Kosova është njohur nga vetëm katër shtete...

Pavarësisht premtimeve nga ana e Ministrisë së Jashtme për më shumë njohje, vetëm shtetet e Togos, Lesotos, Tongas dhe Ishujt Solomon e kanë njohur pavarësinë për vitin 2014.
Njohës të çështjeve politike thonë se ngërçi politik aktual ndikon negativisht edhe në njohjet e reja, raporton “Tribuna”.
Sipas tyre, nëse Kosova vazhdon të ketë probleme të brendshme që vështirë të zgjidhen edhe njohjet do të jenë më të pakta.
Deri më tani, Kosova është njohur si shtet i pavarur nga 108 shtete të botës. Vetë ministri Hoxhaj, ka premtuar se po bëhet lobim për sa më tepër njohje brenda këtij viti.
