Maqedoni

Pogradec, rrëmbehet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

26.04.2019 18:26

Policia në qytetin e Pogradecit në Shqipëri arrestoi një burrë 47-vjeçar pasi ka kidnapuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të borxhit....

Sipas kumtesës së policisë, pjesëtarët e Sektorit për krim në kuadër të stacionit policor në Pogradec, A. T. është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka rrëmbyer shtetasin e Maqedonisë D. S.. Shtetasi i Maqedonisë është rrëmbyer për shkak të një borxhi financiar të cilin e kishte pasur ndaj mikut të A. T., i cili ka garantuar se “do ta kryejë punën”.
 
Rasti është dorëzuar në procedurë të mëtejme në Prokurorinë për Vepra të Rënda Penale në Tiranë. Nuk bëhet e ditur se prej nga është shtetasi i Maqedonisë dhe se çfarë shume parash ka pasur borxh.