27 prilli, dy vite nga dhuna e përgjakshme në Kuvend

27.04.2019 12:33

Sot janë mbushur dy vite nga ngjarja e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut....

Sot janë mbushur dy vite nga ngjarja e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që ndodhën më 27 prill të vitit 2017.

Gjithçka nisi në ora 18.00, kur deputetët e shumicës parlamentare zgjodhën për kryetar të Kuvendit, kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferin.

Menjëherë pas këtij vendimi derisa po zhvillohej një konferencë me gazetarët në sallën e press-konferencave, turma e grumbulluar para dyerve të Kuvendit, u fut në kuvend dhe sulmoi dhunshëm deputetët e shumicës, përfshi liderin e LSDM-së Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe liderin e ASH-së Ziadin Sela.

Ky i fundit ishte ai që pësoi më së shumti, pasi nga dhuna e ushtruar ai ishte edhe në rrezik për jetë. Pas disa orëve të tmerrit të përjetuar, ndërhyjnë njësitet e ndërhyrjes së shpejt në Kuvend dhe fillon operacioni i evakuimit të deputetëve. Tensionet kanë vijuar edhe për disa orë para Kuvendit, derisa njësitet e ndërhyrjes së shpejt kanë marrë nën kontroll ambientet e brendshme. Para dis amuajsh disa nga të akuzuarit për terorizëm lidhur me këtë rast, të cilët u vlerësua se nuk kanë përdorur dhunë në kuvend, u amnestuan me një ligj të miratuar nga kuvendi.

Në mesin e të amnistuarve janë edhe deputetët që i hapën dyert e kuvendit, por jo edhe ata që përdorën dhunë dhe organizatorët.

Në mesin e të akuzuarve si organizatorë janë edhe ish kryemisnitri nikolla Gruevski dhe ish kryeparlamentari Trajko Veljnovski. Por grupi i të pa amnestuarve i ka drejtuar një kërkesë presidentit në ikje Gjorge Ivanov, nga i cili kërkojnë që ti amnestojë nga kjo akuzë. Poashtu ndër të akuzuarit është edhe pjestari i sigurimit Abdulfeta Alimi, i cili megjithse njihet si personi që shpëtoi Ziadin Selën, ai akuzohet se ka dorëzuar çelësat e dyerve të kuvendit.