Futboll

Falcao në United, Chicharito në Real

01.09.2014 14:50

Radamel Falcao ka arritur marrëveshje t’i bashkohet Manchester Unitedit nga Monaco...

Sulmuesi 28-vjeçar gjithë verën është lidhur me një largim nga klubi francez, të cilit iu bashkua verën e kaluar nga Atletico Madridi për 65 milionë euro.
 
Falcao shënoi 11 gola në 20 paraqitje për Monacon dhe tash do të kërkojë ta dëshmojë veten në Ligën premier.
 
Kolumbiani ishte lidhur me rivalin lokal të United, Manchester Cityn, por kampionët nuk arritën ta transferojnë atë për shkak të rregullave të Fair Playt Financiar, ndërsa te “djajtë e kuq” është huazuar për një vit, për të cilin vit Manchesteri, ekipit të Monacos do it paguaj 20 milion euro.
 
E ndërkohë, Real Madridi ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur transferimin e Javier Hernandez – Chicharitos në formë huazimi me opsion të blerjes.
 
Pasi kaloi disa sezone pa qenë sulmuesi kryesor te United, dhe me Radamel Falcaon shumë pranë konfirmimit si lojtar i Realit, Chicharito s'kishte opsion tjetër pos largimit.
 
Atë e ka transferuar Reali, që ka kërkuar forcimin e radhëve të sulmit pas rezultatit negativ mbrëmë ndaj Sociedadit.