Dy vite nga dhuna e përgjakshme ë Kuvend
Dy vjet më parë, me datë të sotshme ndodhi hyrja e dhunshme në parlament....

Dy vjet më parë, më 27 prill ndodhi futja e dhunshme në kuvendin republikan me çrast persona me fantoma dhe qytetarë të shumt disa pre të cilëve të dhunshëm hynë në shtëpinë legjislative për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Për futjen e dhunshme në kuvend filloi procesi gjyqësor kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy persona për nxitje.
Por, pas miratimit të Ligjit për amnisti u amnistuan 15 persona, derisa 16 të pandehur u dënuan me 211 vjet burg.
Nëntë të tjerë u dënuan për tentim vrasje dhe pjesëmarrje në turmë ,ndërsa dënime me burg iu shqiptuan edhe personave që tentuan ta vrisnin liderin e ASH-së, Zijadin Sela.
ZAEV: 27 PRILLI DITA MË E ZEZË E DEMOKRACISË
Para dy vitesh më 27 prill ndodhi dita më e zezë e domokarcisë në vendin, thonë nga LSDM duke rikujtuar këtë datë.
Sipas liderit të kësaj partie njëherit edhe kryeministër Zoran Zaev dy vite më parë u shpëtua vendi nga qëllimet dashakeqe dhe lakmija për pushtet,u mbrojt demokracia dhe u ndërpre rruga e autokracisë. Ipyetur se a është i kënaqur nga dënimet e shqiptuara më 27 prill Zev me përgjigje.
“Për mua është shum me rëndësi që edhe gjatë këtyre proceseve të vështira, të gjejmë mënyrën se si të pajtohemi dhe të shtrimë dorën.Jemi pak, një grusht popull dhe besoj se duhet të ketë falje para kësaj feste të madhe dhe se nuk ka fund nëse për njëri tjetrin keq mendojmë dhe veprojmë.Për mua si qytetar, është me rëndësi që sistemi juridik të plotësojë misionin e vet,dhe ajo çka ka ndodhur të mos përsëritet asnjëherë. Dënimet sipas meje janë adekuate, që askujt të mos i bie ndërmend në të ardhmen ti përsëris këto ngjarje ,të cilat po mundohemi ti lëmë në harresë” – tha kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
ASH: 27 PRILLI DITA E KTHIMIT TË VENDI KA NATO DHE BE
Ndërkohë ASH ka kërkuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi që guri përkujtimor për ngjarjet e 27 prillit të mbetet vazhdimisht në hyrje të kuvendit e jo të vendoset vetëm më 27 prill.
“Ai gur dhe kjo ditë shënojnë ditën e mbrojtjes së demokracisë dhe vlerave demokratike, shënon ditën historike të kthimit të këtij vendi ka NATO-ja dhe BE-ja” – tha nënkryetarja e ASH-së, Bujare Abazi.
Edhe pas dy vjetësh nga kjo ngjarje, prokuroria për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit ende nuk ka caktuar akuzë për organizatorët e ngjarjes.
Midis tyre janë të dyshuar të arratisurit Nikola Gruevski, ish-kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe i arratisuri në Greqi, Nikola Boshkoski.
Ndërkohë, Prokurorja për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska kohë më poarë paralajmëroi se aktakuzë për organizatorët e hyrjes në Kuvend do të ketë deri nga fundi i muajit maj.
Por të akuzuarit për këtë rast i janë drejtuar me një kërkesë për falje presidentit në ikje Gjorge Ivanov, ndërsa nga kabineti i tij ende nuk kanë sqaruar se cili do të jetë qëndrimi i Ivanovit.
Në mesin e të akuzuarve është edhe pjestari i sigurimit Abdulfeta Alimi, i cili megjithse njihet si personi që shpëtoi Ziadin Selën, ai akuzohet se ka dorëzuar çelësat e dyerve të kuvendit, për çka gjykata e shkallës së parë i ka shqiptuar dënim prej shtatë vitesh burg. (Flutura Rahimi, TVM2)
