Maqedoni

Jashari: Komisioni i Venecias do të deklarohet pë ndryshymet kushtetuese më 9 shtator

01.09.2014 15:06

Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka marrë mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese...

Qëndrimi  i ri, siç deklaroi sot në pres konferencë ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, do të dihet më 9 shtator, datë kur është paralajmëruar vizita e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Venecias në Maqedoni.
 
"Tani për tani nuk ka mendim  nga Komisioni i Venecias lidhur me ndryshimet kushtetuese. Për këtë do të informohemi më 9 shtator kur kryetari dhe anëtarët e Komisionit venecian do të vijnë në Maqedoni", tha Jashari dhe shtoi se takimi që do të realizohet me ta do të përqëndrohet pikërisht në ndryshimet kushtetuese.
 
Sipas Jasharit, praktikë e rregullt është që të kërkohet mendim nga organet e BE-së jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe  për të gjitha ligjet e rëndësishme  që në një farë mënyre duhet të harmonizohen me rekomandimet e BE-së.
 
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 27 gusht i konformoi projekt-ligjet e shtatë amendamenteve të Kushtetutës.
 
Pas votimit në Kuvend, projekt-amendamentet shkojnë në debat publik treditor, për të cilin Qeveria sërisht deri në Kuvendin e RM-së duhet ti parashtrojë propozim-amendamentet ku do të  inkorporohen edhe vërejtjet nga debati.
 
Pritet që e gjithë procedura  për sjellen e amendamenteve kushtetuese të përfundojë deri në fund të tetorit.