Limaj: Merkel e Makron ta detyrojnë Serbinë t’i kthehet dialogut
Limaj vlerëson se në takimin që do t’i mbledhë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Zëvendëskryeministri, njëherit edhe njëri nga udhëheqësit e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj, pret që kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ta detyrojnë Serbinë t’i kthehet dialogut. Limaj vlerëson se në takimin që do t’i mbledhë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 29 maj, është momenti i fundit që Serbia të mos jetë pengesë për shtetet fqinje.
Limaj këto komente i bëri pasi ka bërë homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.
“Është mirë që janë dy shtet të rëndësishëm që janë bosht i BE-së. Shpresojë që përfundimisht këto dy vende ta detyrojnë Serbinë që të kthen në tavolinën e bisedimeve”.
“Ne nuk mund të tolerojmë një qasje të tillë. Është një shpërfillje totale e Serbisë dhe ajo shpërblehet për anëtarësim në BE”.
“Është moment i fundit që Vuçiqit t’i tregohet qartë që nëse nuk pranon realitetin e popujt që të ecin drejt BE-së do të pengohet edhe Serbia”.
