Votat e shqiptarëve më 5 maj, Bakiu: Në konton e kandidatit pro euroatlantik

28.04.2019 15:50

Kandidati presidencial i cili do të theksojë përcaktimin euroatlantik....

Kandidati presidencial i cili do të theksojë përcaktimin euroatlantik, do të arrijë që më 5 maj të grumbullojne votën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas profesorit universitar Qashif Bakiu, partitë shqiptare pritet që javën e fundit të fushatës të jenë shumë më active në terren, siç thotë, për ta bërë më të qartë opcionin e tyre para elektoratit.

“Kandidati i ardhshëm duhet të ruajë fuqishëm vijën euroatlantike. Mendoj se kush do të arrijë nga kandidatët që të vë theksin në këtë temë dhe të bind qytetarët mendojë se në atë konto do të grumbullohen votat e qytetarëve shqiptarë. Partitë shqiptare të cilat përkrahin Pendarovskin do të jenë shumë më aktive në këtë javë para zgjedhjeve në mënyrë që ti bëjnë të qartë qytetarit opsionin e tyre. Mendoj se qasja e tyre do të jetë në formën e drejtëpërdrejtë në mënyrë që të bindin qytetarin apo votuesin e tyre apo përkrahësin dhe zimpatizantin.” – tha analistik politik, Qashif Bakiu.

KËRZHALLOVSKI: PJESA MË E MADHE PRITET TË MOS VOTOJNË

Analisti politik Aleksandar Kërzhallovski thotë se pjesa më e madhe votavës shqiptare mund të shkojë në konton e Stevo Pendarovskit, por që druan në mos daljen e një pjese të votuesve të Rekës.

“Pres që pjesa më e madhe e tyre të mos dalin në rrethin e dytë, megjithatë të paktën 20 apo 30 mijë do të dalin. Shikuar nga anketat, shanse më të mëdha janë që këto vota të përfundojnë tek Pendarovski, por shansi I Siljanovskës dhe VMRO-së është këtu që për këto dy javë të bëjnë diçka që të kthejnë besimin që kishin tek votuesit shqiptarë pasiqë tani është nën 1 %. Ky është një potencial i madh ku mund të punohet edhepse koha është e shkurtër dhe shnaset janë të vogla që tua ndërrojnë mendjen.” – u shpreh analisti politik, Aleksandar Kërzhallovski.

Sipas analistëve kandidatët presidencial deri në balotazhin e 5 majit do të duhet të fokusohen në terren, ndërkaq në të ardhmen cenzusit ti bëhet revizion, i cili sipas tyre artficialisht është i lartë duke pasur parasysh numrin real të votuesve prezent në shtet për të votuar. (Meral Ismaili, TVM2)