Ortodoksët kremtojnë pashkët, qytetarët urojnë për paqë dhe harmoni

28.04.2019 16:18

Me rastin e kësaj feste, Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë....

Krishti u ringjall, vërtetë u ringjall. Ambient festiv dhe kisha të mbushura përplot me njerëz të cilët simbolikisht  përmes thyerjes së vezëve paralajmëruan  festën më të madhe krishtere Pashkët.

Me rastin e kësaj feste, Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Z.Z Stefani,me porosi për të ndihmuar njëri tjetrin dhe me apel që populli maqedonas  të gjejë mënyrë për pajtim mes vete.

“Gëzimi që ndjehet gjatë kësaj feste duhet të na bashkojë të gjithve si fëmijë të nënës sonë kishës,neve në atdheun tonë dhe të gjithë ju që jetoni të shpërndarë anembanë botës.Pa marrë parasysh ku jemi, të jetojmë në paqë me të gjithë njerëzit ,duke i ruajtur vecantitë nacionale dhe shpirtërore si komb” – tha Kryetari i Kishës ortodokse të Maqedonisë, z.z Stefan.

Besimtarët përveç dëshirave për shëndet dhe mirëqenie, në këtë festë i dhurojnë  njëri tjetrit edhe vezë të kuqe, të cilat sipas besimit nënkuptojnë  burimin e jetës. Kjo ngjyrë nënkupton edhe gjakun e Jezu Krishtit dhe është simbol i gëzimit, optiminzimit, harmonisë dhe jetës.

“Rëndësi të madhe ka për mua kjo festë por besoj edhe dhe për të gjithë krishterët ortodoks”.

“Për neve kjo është festa më e madhe fetare, jemi të krishterë dhe respektojmë traditat tona që këtë festë ta kalojmë pranë gjirit familjar”.

“Çdo festë fetare duhet ta kalojmë në rrethin familjar”.

“Në shtëpi do jem me familjen dhe do festojmë Pashkët” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Besimtarëve ortodoks festën e pashkëve ua uruan edhe Kryeministri Zoran Zaev,Presidenti në largim Gjorgje Ivanov, lideri i VMRO DPMNE- së, Hristijan Mickovski, kandidatja për presidente nga rradhët e VMRO- DPMNE, Gordana Siljanovska dhe kandidati për president nga rradhët e LSDM së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski. (Flutura Latifi, TVM2)