Maqedoni

Parashikimi i motit

29.04.2019 09:02

Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu....

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Vranësirat do të jetë më të mëdha në pjesët malore me çka do të ketë edhe kushte për reshje të shiut.
 
Temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje. Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 17 deri në 24 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 6 gradë, ndërsa e ditës deri në 20 gradë Celsius.
 
Moti nesër do të jetë me vranësira dhe me erë. Do të fryjë erë e përforcuar në drejtim jugperëndimor ndërsa temperaturat pritet të jenë nga 12 deri 23 gradë celsius.