Botë

Zgjedhjet e dyfishta në Indonezi, vdesin 272 komisionerë nga mbingarkesa

29.04.2019 11:15

271 punonjës zgjedhorë kanë humbur jetën nga mbi-ngarkesa gjatë zgjedhjeve të dyfishta në Indonezi....

1.878 të tjerë kanë shfaqur simptoma sëmundjesh, pasi ndihmuan të administronin zgjedhjet më të mëdha njëditore të botës, këtë fundjavë. Në zgjedhjet e Indonezisë ishin përfshirë 6 milionë punonjës elektoralë, duke u futur kështu në histori si një prej proceseve zgjedhore më të komplikuara njëditore të botës.
 
CNN, që raporton ngjarjen, nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga zyrtarë zgjedhorë në vend. Kjo ishte hera e parë që Indonezia zhvillonte zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën ditë, me gati 192.8 milionë banorë anembanë arkipelagut prej 17 mijë ishujsh, që patën të drejtën të votonin në më shumë se 800 mijë qendra votimi.
 
Rezultatet paraprake sugjerojnë se presidenti në detyrë i Indonezisë, Joko Vidodo, ka siguruar mandatin e tij të dytë përkundrejt rivalit Prabo Uo. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve pritet të shpallet deri më 22 maj.