Samiti i Berlinit, Thaçi: Pa ShBA-të nuk ka negociata

29.04.2019 17:48

Në Samitin me liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor....

Në Samitin me liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor e Berlinit, në mes kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga temat është edhe dialogu Kosovë- Serbi.

Por, në këtë drejtim, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Beril ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Thaçi para takimit me Merkelin e Makronin është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.  Pas takimit, ai ka theksuar se Kosova e ka përkrahjen e tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Unë e theksoj, nuk ka dialog e negociata pa SHBA-të, Kosova është vend i pavarur sovran. Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet t’i bashkëngjiten Kosovës”,- tha Thaçi.

VUÇIQ: NËSE HIQET TAKSA, VAZHDON DIALOGU

Por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu është i mundur menjëherë pas heqjes së taksës për mallrat serbe.

“I kemi thënë zonjës Mogeri e ajo e din këtë edhe nga fillimi. Ato janë vlera evropiane që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet tona, se sapo të hiqet taksa, jemi të gatshëm që nesër të vazhdojmë dialogun. A do të ndodhë ajo, kjo nuk është në duar tona tanimë prej gjashtë muajsh”,- theksoi Vuçiq.

Ndërsa takimet me Merkelin dhe Makronin delegacionet do t’i zhvillojnë ndaras, ndërsa pritet që edhe delegacionit të Kosovës edhe atij të Serbisë t’u rekomandohet që të vazhdojnë dialogun për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. (Meral Ismaili, TVM2)