Gjermani, aksident zinxhiror i 50 automjeteve

29.04.2019 18:14

Një aksident i rëndë komunikacioni......

Një aksident i rëndë komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 automjete e bllokoi lëvizjen nëpër autostradën në Bavari, të Gjermanisë.

Në aksident janë lënduar mbi 25 persona, ndërsa gjendja e katër personave është kritike.

Shumica e shoferëve dhe udhëtarëve kanë qenë të bllokuar në automjete derisa nuk kanë arritur shërbimet për shpëtim.

Në operacionin për shpëtim janë evakuuar dhe përfshirë edhe dy helikopterë të policisë.