Samiti i Berlinit, Merkel dhe Makron mbledhin liderët e Ballkanit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron....

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, janë nikoqirë në samitin joformal të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Berlin.
Maqedonia e Veriut përfaqësohet në samit nga kryeministri, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, dhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Shqipëria nga kryeministri, Edi Rama, dhe ministri në detyrë për Europën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj, ndërsa Kosova nga presidenti, Hashim Thaçi, dhe kryeministri, Ramush Haradinaj. Përfaqësimi i Serbisë dhe Malit të Zi është e formatit president dhe kryeministër.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nga Merkel dhe Macron ka marrë lëvdërata për Marrëveshjen e Prespës.
“Përparimi është i mundur, 20 vite pas luftrave në rajon e pamë me Marrëveshjen e Prespës se mund të zgjidhen konfliktet të cilat dukeshin të pa zgjidhshme, kur ka përkushtim” – tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Pamë hapa të guximshëm për kontestin me emrin të Maqedonisë së Veriut, se është e mundur të gjindet zgjidhje për kontestet shumë vjeçare. Si mund ti shoqërojmë Kosovën dhe Serbinë në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes dhe çka është më me rëndësi të pengojmë, të bëhet më vështirë të gjendet zgjidhje ose të niset në drejtim të gabuar. Ky takim joformal ka për qëllim, të nxitet rajoni të shkojë në drejtim të gabuar” – u shpreh Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në kuadër të Samitit në kryeqytetin e Gjermanisë, delegacioni qeveritar ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherinin. Nga qeveria njoftojnë se kryeministri Zaev dhe përfaqësuesja e BE-së, Mogerini, janë dakorduar për një qëllim.
“Për stabilitetin në rajon dhe në veçanti për përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes së Prespës, është e patjetërsueshme vendi të përkrahet dhe të vazhdojë sa më shpejt në rrugën e integrimit evropian”.
Po ashtu edhe zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, në statusin e tij në facebook ka shkruar se nga nënkryetarja e BE-së kanë marrë mbështetje të sinqertë për fillimin e negociatave dhe se Maqedonia e Veriut është me bilanc më pozitiv të rezultateve dhe gati për të hapur bisedimet me BE-në. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
