Ohër, valltarëve policia ua largon flamurin shqiptar

29.04.2019 18:49

Një grup i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova....

Një grup i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova, sot në mëngjes ka vendosur flamurin shqiptar në Kalanë e Samuilit në Ohër.

Ata kanë dashur të bëjnë një performancë të valleve në kalanë e Ohrit me flamurin shqiptar në sfond.  Por, në momentin që policia është njoftuar nga qytetarët, flamuri është hequr.

Siç deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB - Ohër, flamuri shqiptar është larguar nga kalaja, ndërsa policia është duke ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit.