Tiranë, aleatët e PD-së propozim për dalje nga kriza politike

29.04.2019 19:10

Grupim i Qendrës së Djathtë, i përbërë nga 5 parti aleate re Partisë Demokratike....

Grupim i Qendrës së Djathtë, i përbërë nga 5 parti aleate re Partisë Demokratike, propozon arritjen e një marrëveshje politike kushtetuese për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Platforma për dialog, e cila do t’i prezantohet edhe nesër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka në thelb kërkesën që për një periudhë 15 vjeçare, 6 muaj përpara zgjedhjeve të formohet një qeveri kujdestare, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qëndrimi i tij përputhet me atë të kolegëve të tij opozitarë, ndërsa paralajmëroi se së shpejti PD do të dalë me platformën e saj për arritjen e qëllimit të opozitës.

 I vetmi reagim nga kampi kundërshtar ishte nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla. Ai tha se askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë Socialiste dhe se datën e zgjedhjeve nuk e caktojnë partitë politike por kushtetuta. (Luljeta Ndoka, TVM2)