Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut

30.04.2019 09:05

Moti në vend sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut...

Moti në vend sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 23 gradë Celsius.
 
Në Shkup dhe rrethinë mot me vranësira të ndryshueshme reshje të përkohshme të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Temperatura do të lëviz prej tetë deri 20 gradë Celsius.
 
Edhe në dy ditët e ardhshme në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shkurtra lokale të shiut , ndërsa stabilizim i motit pritet të premten kur temperaturat do të jenë në rritje. Reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut priten gjatë fundjavës./Mia