Maqedoni
Zaev: Falënderojmë Francën dhe Gjermaninë që i njohin dhe theksojnë sfidat që ndërmorëm
30.04.2019 10:16
Kryeministri, Zoran Zaev, ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë....

Kryeministri, Zoran Zaev, ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë që i njohin dhe theksojnë sfidat që i kemi ndërmarrë si kontribut kulminant për stabilitetin ballkanik dhe evropian. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri, Zoran Zaev, pas samitit joformal në Berlin me shtetet e Ballkanit perëndimor. Përgjegjësia dhe përkushtimi ynë nuk ndërpriten këtu sepse ideja evropiane për aleancë të diversiteteve kërkon përkujdes të vazhdueshëm për vetë dhe të tjerët, thekson kryeministri Zaev.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, pas takimit me kancelaren gjermane, Merkel, ka shkruar: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të thotë sukses i Bashkimit Evropian në Ballkan dhe në këtë rrugë kemi mbështetje të plotë nga ana e Gjermanisë.
