Maqedoni

Luboten, gjendet një trup i pajetë

30.04.2019 12:05

Një trup i pajetë është gjetur dje në fshatin Luboten të Shkupit.....

Nga policia kanë bërë të ditur se trupi është gjetur nga një kalimtar rasti, i cili denoncimin në polici e ka bërë në orën 14:38.
 
“Më 29.04.2019 në orën 14:38 nga ana e një kalimtar rasti është denoncuar se në fshatin Luboten, në vendin e quajtur Bashinec, përderisa ka qenë duke lëvizur ka gjetur një skelet njeriu. Në vendin e ngjarjes janë nisur prokurorë publikë dhe ekspertë nga mjekësia ligjore”,- thonë nga policia.