BASKETBOLL

Senegali befason Kroacinë

01.09.2014 16:11

Befasia më e madhe deri më tani në kampionatin botëror në basketboll, I cili po zhvillohet në Spanjë...

Befasia më e madhe deri më tani në kampionatin botëror në basketboll, I cili po zhvillohet në Spanjë, ka ndodhur në ndeshjen e parë të ditës së tretë, në të cilën Senegali mposhti Kroacinë, me rezultatin e ngushtë 77:75.

“Luanët” nga Afrika, ishin autsajder total para kësaj sfide, veqanërisht pas fitores së djeshme të Kroacisë kundër Argjentinës, por ja që në fund ia dolën të korrin fitoren e dytë në ndeshjen e tretë, e ndërkohë kundërshtarit duke ia shkaktuar disfatën e parë në mundobasketin e Spanjës.

Gorgui Dieng ishte më meritori për fitoren historike të Senegalit, duke kontribuar në ate me 27 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa u ndimuan edhe nga Dalmeida, që shtoi 15 poena.

Kroatëve, për ti`u shmangur disfatës së parë në këtë botëror, nuk u mjaftoi loja e mirë e Shariçit dhe Bogdanoviçit, të cilët shënuan nga 15 pikë. Senegali, xhiron e ardhshme, të mërkurën, do të luaj kundër Argjentinës, ndërsa Kroacinë e pret një derbi tjetër, kundër Greqisë. 

MUSTAFA ADEMI