Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska Davkova vazhdon aktivitetet

30.04.2019 16:26

Kandidatja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova....

Kandidatja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, shpreh bindjen e plotë se në këtë zgjedhje të gjithë qytetarët, pa ndasi etnike, do të votojnë në bazë të bindjeve të tyre, dhe jo në bazë të përcaktimeve partiake. Siljanovska Davkova kritikoj mënyrën se si kundërkandidati i saj nga radhët e LSDM-së kanë realizuar fushatën e deritanishme.

“Në këto zgjedhje numri më i madh i qytetarëve do të votojnë si individë dhe jo në bazë të diktatit partiak, këtë po e them jo vetëm për maqedonasit, por edhe për shqiptarët, turqit, romët, vllehët, boshnjakët etj. Këtë e them duke u bazuar mbi porositë që po marr nga të njëjtit, se ato e kanë kuptuar se të drejtën e votës nuk mund tua jap dikush, por as tua marrë a më së paku partitë politike. Unë po bëj gjithçka që është në fuqinë time që censusi të arrihet, por kam edhe mirëkuptim për shqetësimet e qytetarëve, të cilët nuk dua të dalin në zgjedhje sidomos pas atij rezultati negativ në referendum dhe daljen e ulët në rrethin e parë. Njerëzit kanë frikë se me daljen po legjitimojnë këtë ndryshim jokushtetues të emrit, por unë mendoj se gjithçka që është legjitimuar mund të delegjitimohet, por në bazë të procedurave ligjore, e jo në rrugë. Qytetarët duhet ta deligjitimojnë këtë qeveri dhe gjithçka që ka sjellë kjo Qeveri, përmes rrugës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku do të fillojë faza e ndërtimit të një Maqedonie europiane”,- tha kandidatja për presidente - VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova.

Siljanovska – Davkova shprehu bindjen se do të krijohen mundësi reale që të organizohen zgjedhje të lira, fer dhe demokratike edhe në rrethin e dytë, ku pret fitore me një diferencë të theksuar ndaj kundërkandidatit të saj. (Fitim Kryeziu, TVM2)