Zgjedhjet Presidenciale 2019, Stevo Pendarovski mbajti tubim në Aerodrom
Kandidati presidencial i shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski....

Kandidati presidencial i shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në komunën e Aerodromit. Pendarovski theksoi se në agjendën e tij do të jetë zhvillimi i shtetit, ndërsa u shpreh i bindur se në raundin e dytë pret fitore dhjetëfish më të madhe se në raundin e parë.
“Me rrethimin e numrit 3 i japim shans të vetmes mënyrë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s. Tjetra ofertë është kthim prapa dhe izolim. Vota për Gordanën është votë për një Ivanov të ri. Mbështetja për Mickovskin është votë për kthimin e Gruevskit. E di pse një pjesë e qytetarëve nuk dolën në votime në rundin e parë, por tani ata duhet të dalin për shkak të ardhmes së shtetit dhe për të mos lejuar kthimin e diktaturës dhe regjimit. Ju bëj thirrje për dalje masive në zgjedhjet e së dielës për zgjedhjen e një presidenti i cili prioritet do të ketë t’i kryejë detyrat ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, fetare apo partiake",- deklaroi kandidati për president nga LSDM dhe Koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski.
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, përkujtoi se nuk mund të flasë për shtet ligjor kandidati që 11 vite arsyetoi shkeljet.
“Të mos u japim shans kandidatëve të cilët kontrollohet nga pallati i bardhë. Ku ishte Siljanovska kur publikoheshin “bombat” kur u thye shteti ligjor? Atëherë nuk heshti por arsyetonte, është vonë tani të flasë për shtet ligjor dhe është e papranueshme të heshtësh për 11 vite ndaj një keqqeverisje dh padrejtësive”,- tha nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
Vetëm me dalje masive dhe me votë për Pendarovskin do të dëshmojmë se koha e regjimit ka mbaruar dhe tani është koha të vazhdojmë orientimin tonë drejt BE-së dhe NATO-s, tha Shekerinska. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
