KRRE publikon çmimet e reja të derivateve, nga mesnata benzina 0.5 den, nafta 1 den. më shumë
30.04.2019 16:56
Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës do të shiten me çmimet e reja....

Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës do të shiten me çmimet e reja më të larta për 1.12%. KRRE vendosi që benzina të shitet për 0,5 denarë më shumë, derisa nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë.
Në përputhje me metodologjinë e KRRE-së, sonte nga mesnata Eurosuper-95 dhe Eurosuper-98 do të shiten për 0,5 denarë më shtrenjtë dhe një litër do të kushtojë 72 denarë. Çmimi i Eurosuper-98 dhe Eurodizel do të rritet për 1 denarë, pra Eurosuper-98 nga mesnata do të kushtojë 74 denarë për litër, Eurodizeli do të kushtojë 63.50 denarë për litër.
Çmimet e reja do të vlejnë dy javët e ardhshme.
