Moti për 1 maj, EPH: Me shira lokalë dhe erë të fortë

30.04.2019 17:06

Sindikatat bëhen gati për protesta në ditën e punëtorëve....

Sindikatat bëhen gati për protesta në ditën e punëtorëve, qytetarët e tjerë përgatiten për piknikun tradicional të një majit. Por, sinoptikët thonë se moti nuk do të jetë aq i mirë për piknik. Priten reshje të shiut dhe erë, megjithëse temperaturat do të jenë të larta, thonë nga Enti  Hidrometeorologji.

“Për 1 maj do të mbajë mot i ndryshueshëm me të reshura lokale të shiut dhe me erë të fuqishme në drejtim kah perëndimi. Temperaturat  do të jenë prej 18 deri në 26 gradë celsius. Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot i ndryshueshëm dhe me shi të kohëpaskohshëm, që do të shoqërohet me bubullima dhe erë të fuqishme”,- deklaroi sinoptikania, Dushanka Tanushevska.

Mot i ndryshueshëm na pret edhe gjatë fundjavës, ku do të ketë shira të dobët dhe periudha me diell. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)