1 maji, Qyteti i Shkupit me apel: Të ruhet gjelbërimi dhe pajisjet urbane

30.04.2019 17:21

Në prag të 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës....

Në prag të 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, ekipet e Qytetit të Shkupit kanë pastruar sipërfaqet e gjelbra publike, vendet për piknik dhe parqet.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve gjatë piknikut tradicional që shumë qytetarë do të bëjnë nesër, t’i përmbahen rendit komunal dhe ndalesave të vendosura për ndezjen e zjarrit dhe përgatitjen e zgarës në vende të hapura, të mos hedhin mbeturina dhe të mos e dëmtojnë pajisjen e vendosur urbane.

Kjo vlen veçanërisht për: parkun në pyllin në Vodno, Parkun e Gazi Babës, Qendrën rekreative sportive në Saraj, Kanionin e  Matkës dhe vende të tjera për piknik.