Sh. M. e Ndërtimtarisë, ditë e hapur për nxënësit e rinj
Arkitektura është profesioni i së ardhmes ku nxënësit mund të shprehin imagjinatën....

Arkitektura është profesioni i së ardhmes ku nxënësit mund të shprehin imagjinatën përmes ndërtimeve kreative dhe moderne. Kështu vlerëson profesori, Urim Mejzini, i cili në kuadër të ditës së hapur fton semimaturantët të përzgjedhin këtë shkollë të mesme profesionale. Sipas tij, përveç profileve atraktive për tregun e punës, arkitektura është profesion i kërkuar dhe profesion që ofron perspektivë.
“Sh. e Mesme e Ndërtimtarisë i ka disa profile siç janë profili i arkitekturës, dizajnit të brendshëm, gjeodezisë, ndërtimtarisë dhe profesioni trevjeçar montues i ndërtimit të thatë. Janë profile që tregu i punës i kërkon, sidomos ndërtimtarinë montues dhe profile atraktive, siç janë gjeodezia, arkitektura e kështu me radhë”,- tha Sh. M. “Zdravko Cvetkovski”, Urim Mejzini.
NXËNËSIT: SHKOLLA E NDËRTIMTARISË OFRON PERSPEKTIVË
Nxënësit potencojnë se Shkupi është qytet i bukur por i nevojiten arkitektë cilësorë dhe dizajnerë që do ta modernizojnë edhe më shumë. Ata u preferojnë semimaturantëve të përzgjedhin këtë shkollë e cila ofron kushte bashkëkohore dhe perspektivë.
“Enterieri ka të bëjë me shijen e njeriut, i shpreh dizajnin, idetë dhe të gjitha idetë shprehen në letër”,- tha një nxënës.
“Është duke pasur arkitekt mjaft shumë, por për arkitekt ka nevojë se secili bart diçka në vete”,- u shpreh një nxënës.
“Shkupi dhe plani urbanistik është shumë i varfër, na duhen më shumë ndërtesa që e zbukurojnë Qytetin e Shkupit, edhe pse është i bukur por do ishte edhe më i bukur me plan të mirë urbanistik”,- theksoi një qytetar.
Shkolla e Ndërtimtarisë mirëpret këtë vit 150 nxënës në pesë profile të cilat do të zhvillojnë edhe mësim praktik me kushte tejet bashkëkohore. (Flutura Latifi, TVM2)
