Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale dhe bubullima
01.05.2019 09:00
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme....

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri tetë gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite janë të mundshme reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri shtatë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 20 gradë Celsius.
Edhe në dy ditët e ardhshme në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal, ndërsa stabilizim i motit pritet të premten kur temperaturat do të jenë në rritje. Reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut priten të shtunën nga fundi i ditës./Mia
