Botë
Samiti në Berlin, liberalizimi i vizave, Thaçi: Lëvizja e lirë është e drejtë humane
01.05.2019 11:26
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konference pasi është kthyer nga Berlini...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konference pasi është kthyer nga Berlini ku ka marrë pjesë në një samit të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se pamundësia e kosovarëve për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian është masë ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj Kosovës.Sipas Thaçit, e drejta për të lëvizur lirshëm, është e drejtë humane.
"Që kosovarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë, njëjtë si evropianët e tjerë, është një çështje edhe njerëzore, humane. Nëse vazhdon izolimi i qytetarëve, atëherë do t’u krijohen hapësira ideologjive të tjera, të cilat janë kundër interesave të BE-së”, ka thënë Thaçi.
