Maqedoni

Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kërkojnë avancimin e të drejtave

01.05.2019 11:35

Marsh protestues nën organizimin e më shumë sindikatave po mbahet në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 majit....

Marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, ndërprerje të praktikës së marrëveshjeve në kohë të pacaktuar më shumë se një vit, e shtuna dhe e diela të jenë ditë të pushimit javor, 12 muaj pushim të lehonisë, paga minimale të jetë së paku 13 mijë e 800 denarë, janë disa nga kërkesat e pjesëmarrësve nga marshi sindikal, që organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
 
Në këtë protestë gjithashtu kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshja e përgjithshme kolektive. Pjesëmarrësit e marshit sindikal secilin vit nën organizimin e LSM-së për Ditën Ndërkombëtare të Punës, kërkojnë rritje të pagave, regres për pushim vjetor për të gjithë, ndalesë për rritjen e kufirit të pensionimit, vende pune të shëndetshme dhe të sigurta, ndërprerjen e diskriminimit dhe mobingut dhe avancim të marrëveshjeve kolektive.