Këshilli për Reforma në gjyqësi, Zaev: Nuk jam unë kryetar por ministrja Deskovska
Kryeministri, Zoran Zaev, ka risqaruar se nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore....

Kryeministri, Zoran Zaev, ka risqaruar se nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore. Në pyetjen e një qytetari në një nga mitingjet zgjedhore të LSDM-së, se a duhet kryeministri të jetë në krye të një këshilli që drejton reformat në një segment të pavarur e të rëndësishëm siç është gjyqësori, Zaev doli me përgjigje se ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
“Unë dhashë dorëheqje para dy muajsh nga Këshilli për Reforma Gjyqësore ku diskutohet rreth reformave, nuk jam më kryetar. M’u desh të isha në fillim të lëvizjes që ajo të zhvillohet, dhe tani në atë pozitë është ministrja e drejtësisë, Renata Trenevska Desoska”,- deklaroi Zaev.
Kryeministri Zaev u vu në krye të Këshillit për Reforma para një viti, kur qeveria formoi Këshillin për monitorimin e zbatimit të strategjisë në gjyqësorin 2017-2022.
