Maqedoni
Pa energji elektrike nesër disa pjesë të komunave Ilinden dhe Qendër
01.05.2019 14:05
Pa energji elektrike nesër prej ora 8:15 deri në 15:30 do të jenë shfrytëzuesit....

Pa energji elektrike nesër prej ora 8:15 deri në 15:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Kadino edhe atë rreth “Debi” marketit, një pjesë e rrugës “11” në komunën Ilinden, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 13:00 edhe kiosqet dhe objektet tjera në bul “Koço Racin” para Pishinës Olimpike në komunën Qendër.
QRMK pas njoftimit të EVN Maqedoni SHA, kumtoi se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në sistemin elektrik./Mia
