Maqedoni
Pa ujë nesër disa pjesë të Komunës Gjorqe Petrov
01.05.2019 14:50
Ndërprerje në furnizim me ujë nesër prej orës 9 deri në përfundim të intervenimit...

Ndërprerje në furnizim me ujë nesër prej orës 9 deri në përfundim të intervenimit do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Kërste Rakovski”, “Atanas Iljoski”, “Vera Ciriviri Trena”, “Rilindja maqedonase”, “Shidska”, “Josif Daskalov”, “Nikolla Vukmiroviq”, “Cërnogorska”, “Gjurçin Kokale”, “Krushevska” një pjesë e “Boris Sarafov”, “Radushka” dhe “Angel Viniçki” në komunën e Gjorçe Petrovit.
QRMK pas njoftimit nga NP Ujësjellës dhe kanalizim kumtoi se ndërprerja në furnizim me ujë është për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit f-400 mm në rrugët “Radushka” dhe “Vera Ciriviri Trena” në lagjen Gjorqe Petrov
