Johanes Hahn: Koha për integrimin e Ballkanit perëndimor në BE

01.05.2019 15:24

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn....

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, thotë se në 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ka ardhur koha për një vizion të ri final, integrimin në Union edhe të Ballkanit Perëndimor.

15-vjetori i zgjerimit të BE-së është një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit europian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian, shkruan Hahan në twiter duke shtuar se “Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të europianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor”,- shton ai.

“Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”,- përfundoi Hahn.