Maqedoni

Parashikimi i motit

02.05.2019 09:04

Mot me diell dhe me vranësira....

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 12 deri 23 gradë celcius.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 2 gradë, ndërsa e ditës deri në 20 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe më i nxehtë. Temperaturat në disa vende pritet të arrijnë deri në 26 gradë celcius.