Botë

Situata në Venezuelë, rriten tensionet në mes ShBA-së dhe Rusisë

02.05.2019 09:50

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, ka bërë thirrje për përshkallëzim të protestave për të detyruar presidentin, Nicolás Maduro, të heq dorë nga pushteti.....

 
Guaido u bëri thirrje të punësuarve publikë të veprojnë të enjten, duke thënë se ndërprerjet do të çonin në një grevë të përgjithshme. Një grua u vra dhe dhjetëra persona të tjerë u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën.
 
Maduro ndërkohë hodhi poshtë pohimet se ka qenë i gatshëm të largohej dhe akuzoi ShBA për drejtimin e një grushti shteti. Tensionet rreth krizës po rriten gjithashtu midis ShBA dhe Rusisë.
 
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se ShBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduron. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Pompeot se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës është destruktiv dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.