Botë

Shkarkohet sekretari britanik i Mbrojtjes

02.05.2019 10:48

Kryeministrja britanike Thersa May shkarkoi sekretarin e mbrojtjes Gavin Williamson...

Ai ka zbuluar për mediat planin e konsideruar si sekret shtetëror, që kompania kineze e telekomunikacionit Huawei do të ndihmojë në ndërtimin e rrjetit 5G në Britaninë e Madhe.
 
Wailliamson mohoi akuzat, por qeveria britanike, tha se ka prova të forta se ai ka bërë publike për mediat informacionin që është diskutuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
 
Opozita kërkoi hetime mbi këtë çështje./Tv Klan